Nga flamingot te gurët
Nga flamingot te gurët Nga Lutfi Dervishi Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nuk u shfaqën si protestuesit “Flamingo”. Ata, sot, përballen me një Tiranë më të shtrenjtë dhe me pyetjen nëse ia vlen të qëndrojnë në vend. Kjo e bën protestën e tyre më pak të parashikueshme. Për 135 ditë, protesta e përditshme funksionoi mbi një kontratë të pashkruar: bëni çfarë të doni, por jo dhunë. Qeveria vuri bast me kohën: protesta do të lodhej, numrat do të binin. Pjesërisht ia doli. Numrat në shesh ranë, por rënia e numrave nuk do të thotë shuarje e pakënaqësisë. Sot dukej se një pjesë e protestuesve kishin humbur besimin te rruga paqësore. Sheshi i...
Burimi:
sot.com.al