Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan

Nga emigracioni te sipërmarrja, histori suksesi në Elbasan

Geni dhe Erjoni, dy vëllezër të kthyer nga emigrimi, themeluan në vitin 2014 furrën “Baku” në qytetin e Elbasanit. Me një shumëllojshmëri produktesh brumi dhe ëmbëlsirash, si dhe standarde të larta higjienike e teknologjike, biznesi u bë shpejt i njohur jo vetëm në komunitetin ku ndodhej, por edhe më gjerë në qytet. Furra “Baku” nisi si një biznes familjar, ku të punësuarit e parë ishin pjesëtarë të familjes. Me kalimin e viteve, cilësia e produkteve dhe kërkesa në rritje bënë që numri i punonjësve të zgjerohej nga 10 në 15. Së fundmi, ata kanë hapur edhe një pikë të dytë...