No Image Available

Nga Ejup Bajgora te Arben Avdyli, emrat e viktimave në dosjen që dënoi Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Vendimi i 16 shtatorit 2026 ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së përmban qindra viktima, por pas shifrave qëndrojnë edhe emra konkretë. Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë në shkallë të parë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet. Gjykata i shpalli të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit. Por përtej dënimeve, dosja tregon se kush ishin disa nga njerëzit që përfunduan në qendër të këtij procesi. Ejup Bajgora, Fazil Bellopoja, Maliq Sheholli dhe Fazli Hasani Një pjesë e rëndësishme e provave lidhet me komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Sipas materialit...