Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga dyshimet në besim, Milani rifiton zemrat e tifozëve kuqezinj me Allegri dhe Modric
25 Korrik 2025 14:15 Alfred Lleshi Sezoni i vështirë që përfundoi në majin e kaluar dhe një merkato verore që ende nuk ka sjellë goditje të mëdha (Modric është përjashtimi i vetëm), nuk e kanë zbehur pasionin e tifozëve të Milanit. Janë plot 30 mijë, ata që kanë vendosur të konfirmojnë abonimin e tyre edhe për sezonin 2025-2026. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 80% e tyre i përkasin një grupi të konsideruar si “bërthamë historike”, domethënë tifozë që e ndjekin skuadrën prej të paktën pesë sezonesh radhazi. Një dashuri pa kufij, pra. Ardhja e Allegrit, i konsideruar nga shumë si garanci...