Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nga Dulaku te Lori Hoxha/ Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas
Ligji për investimet strategjike është kundërshtuar prej vitesh nga forcat politike opozitare, e së fundi dhe nga institucionet ndërkombëtare të vendeve partnere me Shqipërinë: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë 3 projekte të cilat kanë marrë këtë status në mbledhjen e datës 10 prill të këtij viti, 1 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Një nga pronaret e televizionit kombëtar Top Chanel, Lorela Hoxha ka përfituar statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë” për projektin “Anima”. Projekti do të zhvillohet nga kompania “Anima Con” në pronësi të zonjës Hoxha dhe “EB Construction” në pronësi të Ilir Bregasit. Në...