NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…!

NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…!

Në 10-vjetorin e lumnimit të martirëve, Imzot Vincenc Prennushi dhe shokëve të tij martirë, përtej ndjenjës së krenarisë, e cila automatikisht na shfaqet, është koha që të reflektojmë thellë mbi pasurinë e kësaj trashëgimie. Pasuri e cila do të duhej të reflektohej automatikisht në modelin e Kishës të cilin jemi duke ndërtuar dhe që pasqyrojmë çdo ditë në baritoren tonë. Besoj se është jetike të reflektojmë, në nivel personal dhe bashkësior, mbi praninë e trashëgimisë së dëshmisë së tyre brenda misionit të përditshëm.Nëse shohim më në hollësi krejt jetën e tyre, profecia dhe dimensioni profetik i Kishës spikat në çdo fazë të jetës së tyre. Përballjen me komunizmin ata nuk e filluan vetëm kur ajo ideologji u mbërriti te dera, por shumë më herët.Ndërkohë që...