Dy sfidat e fundit për Nations League, trajneri Maran publikon listën e futbollistëve të Kombëtares
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje të rëndësishme të muajit nëntor.Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i Dinamo City, Ysni Ismaili, i cili merr për herë të parë ftesën për t’u bashkuar me Kombëtaren shqiptare.Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUARPortierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario...
Burimi:
sarandanews.com