EMRI – Arrestohet në Vau Dejës 71- vjeçari, do të ekstradohet në Itali ku është dënuar me 9 vjet burg…
Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com