Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike
Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri është bërë objekt tërheqjeje nga tregu, pas një alarmi të ngritur nga autoritetet belge për praninë e një substance kimike mbi normat e lejuara. Bëhet fjalë për spatulën e kuzhinës “Nylon Serving Spatula 33cm”. Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë evidentuar migrimin në nivele të tejkaluara të substancës 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA), nga materiali i produktit drejt ushqimit. Rasti është raportuar përmes sistemit europian të alarmit RASFF. Autoritetet e kanë klasifikuar rastin si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Megjithatë, për shkak të mospërputhjes me standardet e sigurisë, është vendosur tërheqja e produktit nga tregu. Sipas njoftimit, konsumatorët që kanë blerë këtë spatul me barkod 5413821079684 këshillohen të ndërpresin menjëherë përdorimin...
Burimi:
javanews.al