Nga Barcelona në majë të botës, 18-vjeçari bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, ja vlera e tij

Nga Barcelona në majë të botës, 18-vjeçari bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë, ja vlera e tij

Lamine Yamal është lojtari më i shtrenjtë në botë. Talenti i Barcelonës ka lënë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit, duke marrë vendin e parë në renditjen e përditësuar nga siti iI specializuar në tregun e transferimeve, “Transfermark”. Vetëm 18 vjeç, kartoni i Lamine Yamal vlerësohet 200 milion euro. Një shifër e çmendur, por që nuk i afrohet aspak klauzolës 1 miliard euro që e mban të lidhur me Barcelonën, pasi firmosi rinovimin e kontratës. Për t’u kthyer sërish te renditja e futbollistëve më të shtrenjtë, sulmuesi spanjoll le pas Jude Bellingham. Mesfushori anglez vlerësohet 180 milion euro, aq sa Erling Haland dhe Kylian Mbappe, por për shkak të moshës, ai i paraprin sulmuesin norvegjez të Manchester City dhe atij francez të Real...