Nga auditorët në rrugë, ‘Washington Post’ shkruan për revoltën studentore në Shqipëri

Nga auditorët në rrugë, ‘Washington Post’ shkruan për revoltën studentore në Shqipëri

foto nga protesta në Tiranë TIRANË- Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane The Washington Post i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Tiranë ku për të tetën ditë radhazi qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas medias amerikane protestat janë nxitur nga pakënaqësitë për korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës dhe problemet në arsim. Studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit dhe rritjen e investimeve publike në arsim ndërsa lëvizja është zgjeruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Artikulli ndalet edhe te përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, ku janë përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj gome. Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe...