Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Nga Arkimedi te Pitagora, fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre. Arkimedi Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes. Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet. Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera. Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi...