Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Nga agimi në perëndim, një ditë pranvere në Green Coast

Mëngjesi nis butësisht në Green Coast, me rrezet e diellit që ndriçojnë mbi det dhe një aromë të lehtë kripe në ajër. Kafja dhe mëngjesi shijohen në tarracën e vilës, apartamentit, apo në baret dhe restorantet buzë detit, duke parë dallgët që përplasen në breg. Në këtë moment qetësie, një libër i hapur, një mendim i shkruar në letër apo meditimi duke vështruar horizontin, është fillimi i një dite ndryshe nga e zakonshmja. Kur dielli ngrihet më lart, nis edhe aventura. Green Coast shtrihet në një zonë të mbushur me shtigje hiking për t’u eksploruar, që nisin në bregdet dhe ngjiten përgjatë Parkut Kombëtar të Llogarasë. Një prej tyre është edhe Shtegu i Cezarit, rruga nëpër të cilën ka kaluar Jul Cezari me legjionin e...