Nga Abissnet Superiore e te zhvillimet më të fundit, gjithçka që u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”
Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV solli në vëmendje zhvillimet më të fundit në futbollin shqiptar, me fokus te java e tetë e kampionatit “Abissnet Superiore”, ecuria e skuadrave, mungesa e Ligjit të Sponsorizimit në sport, si dhe paraqitjet e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin drejtori i PR i Dinamo City, Andi Verçani, dhe trajneri i futbollit, Olsi Teqja. Një nga temat kryesore të emisionit ishte java e tetë e kampionatit “Abissnet Superiore”, me analizën e rezultateve dhe ndryshimeve në klasifikim. Dinamo City fitoi përballjen me Egnatian, duke ngushtuar diferencën me kreun, ndërsa Vllaznia triumfoi në klasiken ndaj Tiranës. Për skuadrën shkodrane, trajneri Csaba László po jep sinjalet...
Burimi:
telesport.al