Nga 61 në 41 bashki/ Berisha: Nesër të gjithë në protestë para Parlamentit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, që pritet të votohet në seancën plenare të ditës së nesërme. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha pretendoi se reduktimi i numrit të bashkive bëhet për interesa elektorale dhe se synimi është forcimi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Sipas draftit të propozuar nga mazhoranca, numri i njësive të qeverisjes vendore pritet të reduktohet në 41 bashki. Berisha e cilësoi reformën si një vendim që, sipas tij, prek drejtpërdrejt banorët e bashkive që do të preken nga riorganizimi territorial. Ai tha se kjo politikë është “kryekëput funksion elektoral” dhe pretendoi se reduktimi i bashkive nuk mbështetet në kritere të tjera. “Kryefjala e sotme është seanca parlamentare e nesërme,...
Burimi:
ntv.al