Nga 1 korriku, policim rrugor i përbashkët me Kosovën për sezonin turistik

Nga 1 korriku, policim rrugor i përbashkët me Kosovën për sezonin turistik

ë kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve. Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; menaxhimin e trafikut në akset kryesore që...
Burimi: Sot.com.al