Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…
5 Gusht 2025 12:27 Alfred Lleshi Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur. Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”. I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”. Në shtator do të zhvillohen ndeshjet...