Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Newcastle arrin marrëveshjen personale me lojtarin, Milan refuzon ofertën 30 milionë euro
6 Gusht 2025 22:12 Telesport Malick Thiaw, qendërmbrojtësi i Milanit vazhdon të mbetet në qendër të merkatos. Gjermani është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Milan, gjë që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura. Florian Plettenberg i “Sky Sport Germany” raporton se Newcastle ka arritur marrëveshjen personale me lojtarin, për një kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” i kanë ofruar Milanit 30 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin gjerman, por drejtuesit e kuqezinjve kanë refuzuar. Është trajneri Max Allegri që ka kërkuar qëndrimin e 24-vjeçarit, pasi e sheh si një element të rëndësishëm për sezonin e ri. E vetmja mënyrë që Thiaw të largohet, është që Milan të transferojë më parë një qendërmbrojtës tjetër, gjë që duket e vështirë...