New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike
New York-u ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat publike deri në klasën e 8-të. Vendimi vjen në një kohë kur përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale nga nxënësit është kthyer në një nga debatet më të mëdha në sistemet arsimore amerikane. Mbi gjysmë milioni nxënës dhe mësues në New York do të përballen me kufizime të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë vitit akademik 2026-2027. Shkollat publike të qytetit, sistemi më i madh shkollor në SHBA, do të vendosin një moratorium për përdorimin e AI-së gjenerative nga nxënësit e nivelit parashkollor 2-K deri në klasën e 8-të. Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, tha se periudha e ardhshme do të përdoret për të studiuar ndikimin e inteligjencës artificiale në arsim dhe...
Burimi:
vizionplus.tv