Netflix zbulon filmat dhe serialet që vijnë në dhjetor 2026, nga “Pride and Prejudice” te sezoni i fundit i “Emily in Paris”

Netflix zbulon filmat dhe serialet që vijnë në dhjetor 2026, nga “Pride and Prejudice” te sezoni i fundit i “Emily in Paris”

Muaji dhjetor sjell një listë të re filmash dhe serialesh në platformën Netflix, me premiera që përfshijnë përshtatje letrare, produksione të reja, rikthime të serialeve të njohura dhe filma që kanë lënë gjurmë në kinematografi. Ndër titujt më të spikatur të muajit është miniseriali “Pride and Prejudice”, një tjetër përshtatje e romanit të njohur të Jane Austen, me Emma Corrin në rolin kryesor. Po ashtu, në dhjetor pritet edhe “Unaccustomed Earth”, një serial me tetë episode i bazuar në përmbledhjen me tregime të shkurtra të shkrimtares Jhumpa Lahiri, botuar në vitin 2008. Një tjetër rikthim që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut është sezoni i gjashtë dhe i fundit i “Emily in Paris”, i cili publikohet më 24 dhjetor. Përveç premierave të reja, Netflix sjell...