Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani –

Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani –

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një takim urgjent për çështjet e sigurisë, në një kohë kur shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme janë në rritje. Sipas mediave izraelite, takimi po zhvillohet në selinë ushtarake “Kyria” në Tel Aviv, ku po diskutohen zhvillimet që lidhen me Iranin, Rripin e Gazës dhe Libanin. Në takim marrin pjesë edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë. Mbledhja vjen pas sulmeve të kryera të dielën nga rebelët Huthi ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet dhe objektet e kompanisë saudite të naftës Aramco  Sipas raportimeve, një tjetër shqetësim është mundësia e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, çka mund të ndikojë në situatën e...