Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamasi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se organizata militante palestineze Hamas po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës. “Ndryshimet që Hamasi po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, tha sot zyra e Netanyahut, në një postim në median sociale. ”Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, njoftoi zyra e tij. Ekipi negociator ishte planifikuar të nisej të dielën. Sipas raporteve të medias, Netanyahu do të niset për në Uashington po atë ditë....