Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për pasojat që, sipas tij, do të kishte pajisja e Iranit me armë bërthamore, duke publikuar në rrjetin social X një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet një shpërthim atomik mbi Tel Aviv. Mesazhi vjen vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 27 tetorit, në një klimë të tensionuar politike në Izrael. Përmes këtij postimi, Netanyahu e paraqiti kërcënimin iranian si një çështje që tejkalon çdo debat tjetër politik në vend. “Nëse iranianët sigurojnë armë bërthamore, asgjë tjetër nuk do të ketë më rëndësi”, shkroi kreu i qeverisë izraelite, duke argumentuar se siguria e vendit duhet të jetë përparësia kryesore. Netanyahu iu referua edhe polemikave që kanë përfshirë qeverinë e tij, përfshirë çështjen e njohur si “Qatargate” dhe...
Burimi:
javanews.al