Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të enjten se përmbysja e regjimit në Iran është “e arritshme”, duke argumentuar se ai është më i dobët se kurrë në dritën e konfliktit që shpërtheu më 28 shkurt midis Teheranit, Uashingtonit dhe Tel Avivit. Gjatë një aktiviteti me udhëheqësit ushtarakë, Netanyahu u shpreh se, “Ne mund ta largojmë këtë kërcënim një herë e përgjithmonë, domethënë, ta rrëzojmë këtë regjim. Kjo është detyra qendrore që ende na pret, por është afër. Nuk është e pamundur. Është e arritshme.” Ai shtoi se “regjimi aktualisht po lëkundet, është më i dobët se kurrë dhe po lufton për mbijetesën e tij.” Deklaratat e Netanyahut vijnë ndërsa Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, paralajmëroi se sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Iranit kanë rezultuar...
Burimi:
vizionplus.tv