Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare pasditen e së martës në sesionin e tretë të legjislaturës së XI. Seanca e cila është lajmëruar në orën 17:00 pritet të ketë natyrë ceremoniale, ku parashikohet një fjalë nga kryeparlamentari Niko Peleshi dhe kreret e grupeve parlamentare. Një mesazh deputetëve do ti përcjellë edhe presidenti Begaj. Më heret gjatë paradites do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin e punimeve, ku janë përfshirë edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve. Me nisjen e sesionit të ri, pritet të rikthehen edhe debatet mes opozitës dhe mazhorancës për cështjet e mbartura dhe reformat e nisura në Kuvend. Përplasja kryesore pritet të jetë për reformën territoriale, pas propozimit të socialistëve për reduktimin e numrit...