Nesër nis Festivali i Librit për Fëmijë, kjo është agjenda e ditës së parë

Nesër nis Festivali i Librit për Fëmijë, kjo është agjenda e ditës së parë

Nesër në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, i cili për pesë ditë do të sjellë një program të pasur me libra, aktivitete kulturore, edukative, artistike dhe kreative për fëmijë. Në ditën e parë, programi do të përfshijë aktivitete me autorë e figura publike, punëtori në fushën e STEM, muzikë e vallëzim, si dhe aktivitete të veçanta për fëmijët. Të gjithë fëmijët, prindërit, adhuruesit e librit, përfaqësuesit e institucioneve dhe mediat janë të mirëpritur në ceremoninë hapëse të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, e cila do të mbahet nesër, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”. Ceremonia do të përfshijë fjalë rasti, si dhe ndarjen e çmimeve për lexuesit e vitit nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”....