Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nesër nis edicioni i 3-të i ‘Mitrovica International Jazz Days’
Nesër, në qytetin e Mitrovicës nis edicioni i tretë i “Mitrovica International Jazz Days”, i cili sivjet organizohet nën moton“MitroLove”. Nata e parë e festivalit do të prezantojë artistët: Mike del Ferro nga Holanda, anglezja Emma Smith, “Eyrie” nga Japonia, si dhe “Hakan Başar Trio” nga Turqia. Në natën e dytë do të performoj “Sheki Hoxha and Friends”, teksa do të ketë edhe përzierje mes muzikës jazz dhe hip – hop nga Mc Kresha dhe Lyrical Son. Ndërsa, në natën e tretë dhe përmbyllëse, do të performojnë Gianluca Petrella nga Italia, treshja “HAEZZ” nga Austria, si dhe Ilir Bajri, Visar Kuçi e Enes Beu me grupin “Introspective” nga Kosova./ KultPlus.com