“Nëse kryetari nuk mban fjalën…”/ Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar me Lapajn

“Nëse kryetari nuk mban fjalën…”/ Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar me Lapajn

Vijon tensioni mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim të fundit në Facebook, Shabani ka publikuar dokumentet e marrëveshjes së koalicionit, duke sfiduar Lapajn për zbatimin e fjalës së dhënë. “SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë, pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?”, shkruan Shabani. Ai thekson se, ndonëse marrëveshja nuk parashikon në mënyrë të detyrueshme dorëheqjen e kandidatëve, 46 prej tyre dhanë fjalën që do të...