Nepal: Rreth 1,000 punëtorë të bllokuar në tunele, ekipet e shpëtimit në veprim –
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive të Nepalit (NDRRMA) tha se të paktën 933 punëtorë besohet se janë bllokuar në tunelet e krijuara nga ndërtimi i disa projekteve hidroenergjetike pas përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut. Një nga këto objekte ndodhet në kompleksin e Trishulit të Epërm, ku autoritetet njoftuan të premten se rreth 350 persona mund të jenë të bllokuar, raporton Sky News. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, ku përfshihen forca ushtarake dhe ekipe specialistësh nga India dhe Kina. Të dielën, ushtria i transportoi makineritë me helikopter në një vendndodhje të largët dhe ekipet e shpëtimit filluan të hiqnin mbeturinat nga hyrja e njërit prej tuneleve. “Është shumë e vështirë sepse ka shumë rrënoja dhe nuk mund të gërmojmë për të...
Burimi:
javanews.al