“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ka komentuar sot protestën e Flamingove dhe rolin e partive e figurave politike në të, duke theksuar se konkurrenca e brendshme dhe ambiciet personale e zbehën ndikimin e saj. Sipas Bashës, në protestë nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Sa i përket Antifas, Faik Basha u shpreh se ajo nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit në Europë. Sipas tij, qëllimi i saj është ta mbajë Europën në destabilitet. “Protestën e Flamingove e zbehu konkurrenca. PD doli komplet jashtë loje, iu ringjall shpresa partive të vogla për të marrë pjesë, konkurrenca për të marrë mikrofonin ishte aq e madhe sa kërkonin të merrnin drejtimin dhe pse jo, të bëheshin kryeministër. Aty nuk u afrua asnjë...