Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit

Nënkryetarët e rinj të Bashkisë, reagon PD: Përpjekje për të fshehur mungesën e legjitimitetit

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në bashkinë e kryeqytetit. Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e legjitimitetit të humbur. Sipas tij Tirana nuk ka nevojë për “inxhinierë” të tjerë të zvarritjes dhe çimentimit të keqadministrimit që po mbyt këtë qytet. “Emërimet e katër nënkryetarëve në Bashkinë e Kryeqytetit nuk janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të mbushur boshllëkun e një legjitimiteti të humbur, duke gjetur “prestanome” të rinj për t’u...