Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nëna denoncon në polici, i riu nga Memaliaj zhduket në Francë
POLICIA E SHTETIT Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë. Vijon puna për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.