Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëna bëhet ventilator për fëmijën në QSUT: Tronditëse pamjet nga Spitali Pediatrik në temperaturat përvëluese mbi 36°C – FOTO
Në Spitalin Pediatrik të QSUT, aty ku duhet të ofrohet kujdes maksimal, një nënë detyrohet të mbajë në dorë ventilatorin portativ për të freskuar fëmijën e saj. Temperaturat e larta, që arrijnë mbi 36 gradë Celsius, dhe mungesa e kushteve elementare për pacientët dhe familjet e tyre nxjerrin në pah dështimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Fotografitë e publikuara në rrjetin e tij social Facebook, gazetari Osman Stafa denoncon kushtet e vështira në një ambient të tejmbushur dhe të paajrosur, ku mungesa e investimeve dhe përkujdesjes për infrastrukturën spitalore kthehet në dhunë ndaj fëmijëve dhe grave që kërkojnë trajtim. Postimi i...