Nën tokën e Qesaratit zbulohet një kompleks i pasur me mozaikë
25 September, 2026 - 20:00 Gërmimet arkeologjike në Qesarat të Tepelenës po sjellin në dritë të dhëna të reja për historinë e lashtë të kësaj treve, ku puna e një ekspedite shqiptaro-italiane ka zbuluar gjurmë të një kompleksi rezidencial të pasur me mozaikë dhe elemente të dekorimit të brendshëm. Në kuadër të projektit “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë–Memaliaj dhe rrethinat 2026”, specialistët kanë dokumentuar struktura të një kompleksi që, sipas të dhënave të deritanishme, i përket periudhës romake. Në hapësirat e zbuluara janë evidentuar gjashtë dysheme të dekoruara me mozaikë shumëngjyrësh, të cilët ndërthurin motive gjeometrike, figura njerëzore dhe elemente të tjera dekorative. Mes zbulimeve të veçanta është edhe një figurë e Erosit, e ruajtur në një prej mozaikëve, pavarësisht dëmtimeve që kanë prekur...
Burimi:
kultplus.com