Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Rinas Florenc Çapja, i ekstraduar nga Dubai

Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Rinas Florenc Çapja, i ekstraduar nga Dubai

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai është ekstraduar dhe është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapjan, i cili do të dërgohet te blloku i sigurisë “Mine Peza”. Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet kur Çapja shoqërohet nën masa të rrepta sigurie. Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Si pjesë e...
Burimi: Top-Channel.tv