Nën hetim i riu nga Gjirokastra, publikoi foton e 17-vjeçares pa pëlqimin e saj

Nën hetim i riu nga Gjirokastra, publikoi foton e 17-vjeçares pa pëlqimin e saj

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi të një 17-vjeçareje, në rrjetin social “Instagram”, pa pëlqimin e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.