Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Negociatat Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë, mblidhet në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare
👁3274
Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel Konferencën e Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për tetë kapituj të rinj të grupit të tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Këto kapituj përfshijnë politikën ekonomike, punësimin, tatimet, arsimin dhe kulturën, bashkimin doganor si dhe median e transformimin digjital. Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, politikat tatimore, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit si dhe...