Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Negociatat për armëpushim/ Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
👁3875
Liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të pranishmit ishin dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Britanisë Keir Starmer, ai i Polonisë, Donald Tusk dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas një postimi të Zelenskyt në “X”, gjatë këtij takimi udhëheqësit folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Siç shkruan ai, në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të...