Negociatat me BE-në/ Si gënjeu qeveria Rama! Grup-kapitulli 4 dhe 5 mbeten ende të pahapura

Negociatat me BE-në/ Si gënjeu qeveria Rama! Grup-kapitulli 4 dhe 5 mbeten ende të pahapura

Faktoje Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare u përmbytën nga një valë entuziazmi zyrtar. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shpalli një arritje historike: Shqipëria, sipas tij, kishte “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian. Në një video të publikuar nga Kryeministria, qytetarët u informuan se hapja e “grupkapitullit 5”, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, do të sjellë modernizim të sektorit, ndihmë për fermerët dhe standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Kryetarja e Kuvendit shkoi më tej, duke deklaruar se ky zhvillim “përmbyll çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave”. Por, kur premtimet e politikës përballen me faktet, realiteti shpesh...