Burimi:
Sot.com.al

‘Në Vlorë punojmë për 2 mandate’, Shehaj: Të korruptuarve do ua nxijmë jetën në Parlament
👁12450
Pas një turneu në qytetet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, dhe Fierit, autobusi i Partisë Mundësia ka ndaluar në Vlorë, ku Agron Shehaj, kreu i partisë, ka zhvilluar një takim me qytetarët e këtij qyteti. Ai shprehu synimin e forcës së tij politike për të fituar dy mandate në këtë qark. Shehaj, i cili u përgjigj edhe pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, shprehu bindjen se, nëse Partia Mundësia do të ketë përfaqësues në Parlament, ajo do të bëjë një opozitë të fuqishme dhe të paprecedentë. Sipas tij, kjo opozitë do të synojë të ndalë krimin ekonomik dhe vjedhjen e pasurive...