“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

Analisti Martin Leka ka komentuar konferencën e kryeministrit Edi Rama në Luksemburg për mbylljen e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas Lekës, përparimi në negociatat me BE duhet të motivojë dhe të gëzojë çdo qytetar shqiptar, pavarësisht nëse mbështet qeverinë apo opozitën. Ai theksoi se Kapitulli 20 lidhet drejtpërdrejt me ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla, investimet në ekonomi dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Leka tha se reformat kërkojnë kohën e tyre, por mbyllja e kapitujve përbën një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit. “Duhet të motivojë dhe të gëzojë çdo qytetar, qeverinë dhe opozitën që jetojnë në Shqipëri. Mbyllja e...