Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në veprën e tij (Fjalor latinisht-shqip), shkrimtari shqiptar Frang Bardhi na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun
Në veprën e tij “Dictionarium latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) shkruar më 1635 në Romë, shkrimtari shqiptar Frang Bardhi (1606-1643) na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun Në pjesën e nënvizuar mund të lexoni që Frang Bardhi thotë se Gjergj Kastrioti nga shqiptarët është thirrur si “Culçeedra e Arbenit” (Kulçedra e Arbënit) që në latinisht ai e përkthen si “Epiri Draco”. Në pjesën më poshtë, shkruar në shqipen e vjetër, Bardhi na jep disa të dhëna për vendlindjen dhe për një emër tjetër të Skënderbeut, me të cilin shqiptarët ndoshta e njihnin si emrin e tij të dytë. Bardhi shkruan:“Croia, Cruia Vendi qu ka leem edalë aio Culçedra e botëssë Arbenit, Giec, oò Gierg Castrioti ξanë, e ξirrë Scanderbegh” Nuk besojmë që keni...