Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Në vendin e nëntë dhe të katërt”, Joe Cole bën parashikimin e bujshëm për dy gjigantët e Premier League
Manchester United do të përfundojë i nënti në Premier League, ndërsa Arsenali do të përfundojë i katërti, sipas ish-yllit të Chelsea-t, Joe Cole. Cole dhe pjesa tjetër e komentatorëve të TNT kanë bërë parashikime për sezonin 2025/26, dhe ish-ylli i Chelsea-t nuk është shumë optimist për sezonin e United dhe të Topçinjve. Skuadra e Ruben Amorim u rendit e 15-ta sezonin e kaluar dhe ndërsa Cole pret që ata të përmirësohen, ai beson se ata do të mbeten përsëri jashtë vendeve të para. Cole ka mbështetur Liverpoolin për të fituar titullin e Premier League për të dytin vit radhazi, me Manchester Cityn nënkampion dhe Chelsean në vendin e tretë. Arsenal-i, parashikon ai, do të përfundojë i katërti, duke humbur potencialisht garën për titull pavarësisht se...