Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në Stamboll, Preng Pasha, Gani dhe Esat Toptani, qisnin pushkë pa nda, deheshin e bënin zhurmë duke e bezdisur edhe Sulltanin
Nga kujtimet e Hamid GjylbegajtPërgatiti për botim: Shefqet Deliallisi Me largimin nga Shkodra të Malit të Zi, më 17 janar 1916 hyri Austria. Oficeri politik austriak, lejtnan Tashi, në Bashkinë e Shkodrës shpalli një urdhër, nëpërmjet të cilës kërkonte paraqitjen në bashki të personave që kishin kryer me diplomë shkolla të larta. Me këtë rast u paraqitëm: doktor Saraçi, avokat Qazim Dani dhe unë, si akademik ushtarak. Mbasi i tregova dokumentin e kërkuar, oficeri austriak më propozoi që të merrja në dorë drejtimin e Policisë së Shkodrës. I thashë se nuk isha oficer policie, por i trupave aktive. Mbasi ai këmbënguli, unë kërkova kohë derisa të ktheheshin një pjesë oficerëve shqiptarë që ishin në Mal të Zi. Më pas do të vendosnim, mbasi të shikonim...