Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në qeli prej shkurtit/ SPAK i komunikon nesër akuzat Erion Veliajt
SPAK pritet t’i komunikojë nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas fletëthirrjes Erion Veliaj dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten nesër në orën 11:00. Avokati Ermir Beta konfirmoi për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën se ftesa për komunikim akuze i është përcjellë nga SPAK. Ndërkohë sot në SPAK u paraqit biznesmeni Elman Abule. Top Channel