Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në pranga drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”
Këtë të mërkurë Policia e Fierit ka ndërmarrë një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz. Në pranga ka rënë drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme. Veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.