Në prag të ditës së zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

Në prag të ditës së zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

Ndërsa na ndajnë më pak se 48 orë nga dita e zgjedhjeve, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në votime. Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada Amerikane thekson rëndësinë e votës për të ardhmen. “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në këtë deklaratë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv