Në Portugali nuk e bënë dot këtë gjë, në Holandë gjejnë mënyrën e pazakontë për të nderuar Ronaldon (foto)

Në Portugali nuk e bënë dot këtë gjë, në Holandë gjejnë mënyrën e pazakontë për të nderuar Ronaldon (foto)

7 Nëntor 2026 20:11 Telesport Një kompani ajrore holandeze ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar Cristiano Ronaldon, vetëm pak pasi ky i fundit lajmëroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja portugeze. Kompania ajrore holandeze “Transavia” vendosi të heqë nga përdorimi vendin me numër “7C” në fluturimet drejt Funchal-it, qytetit portugez ku ka lindur Ronaldo. Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, kompania publikoi një foto të shkrepur brenda njërit prej avionëve të saj. Fanella e Ronaldos me numrin 7, të cilën ai e mbante me kombëtaren portugeze, ishte vendosur mbi një nga ndenjëset. “CR7 po i var këpucët në gozhdë, ndaj edhe vendi ynë me numër 7C është hequr nga fluturimet tona drejt Funchal-it,” thuhet në deklaratën e kompanisë. Funchal është një nga rreth...