NË PIKËN E THYERJES/ VANGJELI: KOSOVA KA HYRË NË NJË SPIRALE SHUMË TË RËNDË KRIZE
Kosova po përballet me një krizë të zgjatur institucionale dhe politike, ndërsa përplasjet rreth ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxjerrë sërish në pah konfliktet e thella mes forcave politike. Analisti Lorenc Vangjeli e përshkroi situatën si një krizë që prej më shumë se një viti e gjysmë ka prekur jo vetëm institucionet, por edhe besimin dhe përfaqësimin politik. Sipas Vangjelit, zhvillimet e fundit në Prishtinë janë pasojë e një kompromisi politik të munguar. Ai argumentoi se partitë po përpiqen të krijojnë alibi përballë qytetarëve, ndërsa ndryshimet e propozuara për ligjin e Dhomave të Specializuara, në vetvete, nuk mund të zgjidhin çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në proceset gjyqësore në Hagë. Kuvendi i Kosovës miratoi në parim ndryshimet ligjore, por votimi...
Burimi:
ntv.al