“Ne nuk i ndahemi kësaj pune”- Rama nga Luksemburgu pas mbylljes së “Kapitullit 20”: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi! Ata që nuk duan…

“Ne nuk i ndahemi kësaj pune”- Rama nga Luksemburgu pas mbylljes së “Kapitullit 20”: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi! Ata që nuk duan…

Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama publikoi një video-mesazh nga Luksemburgu, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke festuar së bashku me ekipin negociator një tjetër hap në procesin e integrimit europian të vendit. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë ekipit negociator shqiptar, teksa përcjell një mesazh optimist për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe vendosmërinë për të çuar deri në fund procesin e anëtarësimit. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka arritur të mbyllë një tjetër kapitull negociues dhe u shpreh i bindur se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt familjes europiane. “Ja ku jemi prapë. Po, ne jemi. Po këtu jemi. Prapë një kapitull u mbyll. Se...